FATOSI

Pixsel
Beqiraj ‘kërcënon’ Hajdukun
11 September, 2013 @20:14
Fatos Beqiraj, sulmuesi pejan që i është kthyer golave me Dinamo Zagrebin ka kërcënuar kundërshtarin më të madh të ekipit të tij, para derbit të madh kroat Hajduk-Dinamo - me gol.
Goli që do të shënohej nga Beqiraj në këtë ndeshje do të ishte i 100-ti në karrierë për atë dhe ai ka shprehur dëshirën e madhe për mediat kroate për këtë gol.
“Nëse i jap gol Hajdukut në Poljud, do të jetë goli i 100-të i imi në karrierë! Nuk mund t’ju tregoj se sa shumë e dua atë gol, që ta festojë në Poljud, jetoj për këtë gol,” kanë qenë fjalët e Beqiraj për të përditshmen kroate Jutarnji List në numrin e sotëm të gazetës.
Me ndërrimin e trajnerit të Dinamos, Fatos Beqiraj përsëri ka fituar hapësirën e tij në sulm të ekipit dhe këtë e ka arsyetuar me tre gola në tre ndeshjet e zhvilluara. Ndaj Slaven Belupos, Austria Wienës dhe Istrës.
Beqiraj 25 vjeçar luan për përfaqësuesen e Malit të Zi, ndërsa prej se ka kaluar në Dinamo nga Buducnosti i Podgoricës ai ka shënuar 11 gola në gjysmëstinorin e parë të tij te Dinamo. Pastaj në stinorin e dytë ka shënuar 20 gola. Këtë stinor, prej se në krye të Dinamos erdhi Branko Ivankovic, ai në tre paraqitjet me Dinamon ka shënuar tre gola. Dinamo luan kundër rivalit të përbetuar Hajduk me 14 shtator në Poljud të Splitit. Dinamo është kampione aktuale e Kroacisë dhe aktualisht në stinorin e ri është lidere dhe ka katër pikë më shumë se Hajduku, Rijeka dhe Lokomotiva që janë përcjellëset e para të zagrebasve në tetë xhirot e para të kampionatit 2013/14.