AZERBAJXHANI 1-2 LUKSEMBURGU
De Biasi debuton me humbje në detyrën e re
5 September, 2020 @22:14
Ish selektori i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka debutuar me humbje sonte në përballjen ku reprezentacioni i Azerbajxhanit u mposht nga Luksemburgu me përmbysje 1-2 [Sheydaev 44 - Krivotsyuk 49ag, Rodrigues 73p].
Në fakt, Azerbajxhani arriti të kalojë në epërsi përkundër se kishin mbetur me 10 lojtarë që nga minuta e 26 e ndeshjes, kur Emreli mori karton të kuq.
TABELA E LIGËS C, TË GJITHA GRUPET
Gjithsesi të përzgjedhurit e italianit arritën të përfundojnë pjesën e parë në epërsi, por në pjesë të dytë së pari me autogol e më pas edhe me një penallti, i solli Luksmeburgut fitoren e madhe si mysafir.
Në duelin e radhës pas tre ditësh, De Biasi me Azerbajxhanin do të udhëtojë drejt Qipros, që sot u mposht nga Mali i Zi 0-2.