MEDIA

BOROZANI/Erdis Driza
De Biasi: Shqipëria do të merr tre pikë
15 April, 2015 @12:56
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur mbrëmë për gjigantin medial të Italisë, Sky Sport 24, në emisionin Football Night.
Në përgjithësi duke folur për ecurinë e kombëtares dhe në veçanti për ndeshjen me Serbinë, para vendimit të CAS-it, italiani që tashmë ka pasaportë shqiptare, ka thënë se Shqipëria do t’i merr tre pikë nga ndeshja e ndërprerë ndaj Serbisë.
“Ne jemi të dytit në renditje me 7 pikë, edhe pse nuk i kemi ato tre pikë. Por, ajo që dua të them është se përtej vendimit që do të marrë Gjykata, ne jemi e vetmja skuadër në këtë grup që jemi ende të pamundur në fushë. Ka humbur Portugalia me ne, Danimarka ka humbur ashtu si dy skuadrat e tjera. Ne kemi dy fitore dhe një barazim dhe vetëm një humbje në tavolinë. Pasi të humbësh 3-0 në tavolinë rëndon shumë. Ne kishim një golaverazh tjetër dhe për shkak të asaj humbje në ndodhemi në vendin e tretë, çka është një gjë absurde. Të gjithë lojtarët duan të kurorëzojnë një ëndërr, për të marrë pjesë në finalet një gare europiane dhe besoj se është më të vërtetë një gjë e madhe për të gjithë ne, prandaj duam që edhe të drejtësia do të në japë atë që na takon dhe të na afrojë sa më shumë,” është cituar të ketë thënë De Biasi mbrëmë, transmeton Sportal sot.
Shqipëria është në vend të tretë të Grupit I kualifikues për EURO 2016 me pikë të njejta si kundërshtari i radhës i saj Danimarka me të cilën takohet më 4 shtator.
Shqipëria është ankuar në CAS për vendimin e UEFA-së që ia dha fitoren Serbisë 3-0 nga ndeshja e ndërprerë.
CAS pritet të dalë me vendim më 17 prill.