Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - CLUJ

Debutim dinjitoz, Ballkani barazon me Clujin në “Fadil Vokrri”

Foto: B.R

Debutim dinjitoz, Ballkani barazon me Clujin në “Fadil Vokrri”


8 September, 2022 @20:41

Çfarë Ballkani madhështor!

Pas sukessit historik dhe arritjes së fazës grupore të Conference League, që është një arritje e madhe në vete, Ballkani nuk është ndalur me kaq!

Në ndeshjen debutuese të fazës grupore në këtë garë, Ballkani i Ilir Dajës ka barazuar 1-1 ndaj Clujit rumun, skuadër me shumë përvojë në garat evropiane dhe skuadër me vlerë të lojtarëve mbi 23 milionë euro në total, krahas Ballkanit që ka vlerë të lojtarëve rreth 5 milionë euro. Në fakt, suharekasit ishin pranë fitores, por për fatin e keq të tyre, Cluj shënoi në fund dhe pikët mes skuadrave u ndanë, pas 1-1 [Armend Thaqi 65 - Yuri Matias 90+1]

FORMACIONET STARTUESE

Ballkani luajti mjaft mirë në këtë takim dhe që nga fillimi dukej si një skuadër me përvojë në gara të tilla.

Gjatë pjesës së parë, disa krosime të Armend Thaqit nuk e gjetën dot Albion Rrahmanin, ndërkohë që një rast u paraqit edhe për Ermal Krasniqin, e goli i epërsisë për Ballkanin erdhi në pjesën e dytë.

Ballkani, first team pose, before match wich CFR Cluj

Në minutën e 65’, i asistuar nga Albion Rrahmani, Armend Thaqi shënoi për 1-0, gol që u mendua se do të ishte i fitores. Por, për fatin e keq të suharekasve, Yuri Matias i Clujit (90+1’) shënoi një gol tejet të shmangshëm nga këndvështrimi i Ballkanit dhe fitorja vendase u mohua.

Kujtojmë që sonte suharekasit ishin pa kapitenin Edvin Kuc, i cili mungoi për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Prishtinës.

Kështu, Ballkani pas xhiros së parë në grup ka 1 pikë, aq sa ka edhe Cluji. Ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Sivassporit e Slavia Pragës, luhet sonte me fillim nga ora 21:00.

Ndeshjen e dytë të fazës grupore të Conference League Ballkani e luan si mysafir i Slavia Pragës në Çeki të enjten e ardhshme.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League