Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - TREPÇA '89

Debutim me fitore për Devollin, 3 pikë për Drenicën

Debutim me fitore për Devollin, 3 pikë për Drenicën


28 October, 2020 @15:57

Pas fitores tejet dramatike ndaj Ballkanit në xhiron që e lamë pas, Trepça ‘89 është mposhtur sot 2-1 (Shkëlzen Lushtaku 67’, Baton Zabërgja 81’ / Arbnor Muja (P) 90’) nga Drenica në Skenderaj.

Dueli mes dy skuadrave nga qytetet fqinje kaloi me me një lojë fizike, e në fund fitores iu gëzua skuadra vendase, e cila sot për herë të parë u drejtua nga Bledar Devolli, i cili karrierën e tij si trajner i Drenicës e nisi me fitore.

TABELA AKTUALE

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, fitorja e skuadrës nga Skenderaj erdhi në pjesën e dytë.

Fillimisht për 1-0 shënoi Shkëlzen Lushtaku në minutën e 67’ pas një shpërqëndrimi të mbrojtjes mitrovicase, e më pas golin e sigurisë e shënoi Baton Zabërgja (81’), i asistuar nga Genc Hamiti.

E tëra çfarë bënë mitrovicasit ishte shënimi i një goli përmes Arbnor Mujës (90’) nga pika e bardhë, mirëpo për një rikthim eventual ishte vonë, me skenderajasit që e menaxhuan mirë epërsinë minimale dhe ndeshjen e mbyllën me fitore 2-1.

Kështu, fitorja e Drenicës sot bën që këto dy skuadra të ndodhen pranë njëra-tjetrës me pikë të barabarta në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga