Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI - FLAMURTARI

Debutimi me fitore për Morinën te Ferizaji

Debutimi me fitore për Morinën te Ferizaji


28 September, 2021 @21:00

Ferizaji ka shënuar fitoren e parë të stinorit në Ligën e Parë B të Kosovës, duke e mposhtur Flamurtarin e Prishtinës 3-0 sot në Ferizaj.

Futbollistët e Ferizajit për herë të parë sot u drejtuan nga trajneri i ri i ekipit Arbnor Morina dhe që në përballjen e parë u pa një angazhim i pashoq, që rezultoi me fitoren e parë sezonale.

Ferizaji

Ferizaji mposhti Flamurtarin me golat e shënuar në pjesë të dytë, pas pjesës së parë shterpe, për përfundimtaren 3-0 [Gzim Rusi 53, Albion Kurtaj 67, Kenan Orana 85].

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Arbnor Morina ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen, duke thënë se ende janë në krizë, por e gëzon fakti që djemtë dinë të luajnë futboll.

Ferizaji

“Fitorja e parë është meritë e lojtarëve, sepse patën angazhim shumë të madh. Qarkullimi i topit ka qenë shumë i mirë, ndaj një Flamurtari që din të shkaktojë mjaft telashe kundërshtarëve. Mendoj që s’kemi dalë nga kriza ende, por sinjalet janë që djemtë dinë të luajnë futboll,” ka thënë ai pas fitores.

Ferizaji me tri pikëshin e parë të fituar këtë edicion ka dalë nga pozita e fundit për momentin, duke kërcyer nga pozita e dhjetë në të shtatën me pesë pikë në total pas gjashtë xhirove.

Në anën tjetër, Flamurtari ka mbetur në tetë pikët.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë