BUNDESLIGA 2
Debuton Bunjaku, mposhtet nga ekipi i Paqaradës
4 February, 2017 @20:17
Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, ka zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare me skuadrën e tij të re, Erzgebirge Aue.
Bunjaku është aktivizuar sot nga minuta 57’ në ndeshjen e Bundesliga 2 kundër skuadrës Sandhausen, pjesë e së cilës është edhe Leart Paqarada. Ky i fundit ndeshjen e përcjelli nga banka rezerve.
Në fund, Sandhausen iu gëzua fitores duke triumfuar me rezultat 2-0.