EVERTON - BOURNEMOUTH
Super Lu4a4u në festivalin e golave
4 February, 2017 @17:56
Ndeshja më e bukur e ditës së sotme në Premier League padyshim që ishte ajo mes Evertonit e Bournemouthit.
Me belgun Romelu Lukaku si protagonist kryesor, dy skuadrat dhuruan spektakël me 9 gola të shënuara, e në fund fitores iu gëzua Evertoni, me takimin që u mbyll me shifrat 6-3.
Lukaku shënoi plot 4 herë, për të kaluar kështu në vendin e parë në listën e top golashënuesve të Premier Leagues me plot 16 gola.