PREJ PRIZRENIT
Liria u nis për bregdet
3 February, 2017 @23:23
Skuadra e Lirisë sonte është nisur për në Ulqin për të kryer fazën e dytë përgatitore jashtë vendit, pas asaj të parës së kryer në Prizren.
Ekipi do të qëndrojë 10 ditë në Ulqin, në hotelin “Olimpik”, ndërsa kapiteni i ekipit, Robert Gjeraj, për faqen zyrtare të klubit ka thënë se lojtarët shpresojnë të shfrytëzojnë maksimalisht qëndrimin për përgatitje sa më të mirë për stinorin pranveror.
Liria ka përfunduar vjeshtën në Superligë në pozitën e shtatë të klasifikimit me 20 pikë pas 17 xhirove të zhvilluara.