HAMBURG - LEVERKUSEN
Hamburgu me Mavrajn, arrin fitoren e parë të vitit
3 February, 2017 @22:15
Skuadra e Hamburgut pas transferimit të Mërgim Mavrajt ka shtuar siguri në mbrojtje dhe duke e mbajtur portën e pastër sonte, ka shënuar edhe fitoren e parë të vitit me golin e shënuar nga kolegu grek i qendërmbrojtësit shqiptar, Kiriakos Papadopoulos.
Kjo ka qenë fitorja e parë e vitit për Hamburgun që po lufton për mbijetesë në Bundesligë.
Te Bayer Leverkusen në anën tjetër, 82 minuta në fushë ka qenë edhe Admir Mehmedi, por ekipi i tij nuk ka arritur të nxjerrë pikë në Volkspark Stadium të Hamburgut sonte.