LICENCIMI NË UEFA
FFK me seminar për licencim të klubeve
3 February, 2017 @10:53
Mesjavën që vjen, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), do të organizojë seminar për klubet e Superligës të Kosovës, ashtu që ato të informohen më shumë lidhur me procedurat e licencimit të klubeve në UEFA.
Klubet kosovare duhet t’i përmbushin 5 kriteret elementare të UEFA-së për të pasur të drejtë të luajnë në garat ndërkombëtare të UEFA-së, si Liga e Kampionëve dhe Europa Liga.
Pesë kriteret e UEFA-së janë: sportive, infrastruktore, administrative, ligjore dhe financiare.
Kampioni i Kosovës, Feronikeli dhe fituesi i Kupës, Prishtina, këtë stinor nuk kanë arritur të licencohen për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare për shkak se nuk përmbushën kriteret infrastruktore dhe atë financiare.
Seminari mbahet më 9 dhe 10 shkurt 2017.