GOL JUBILAR
Crouch 100
2 February, 2017 @11:40
Sulmuesi 36 vjeçar i Stoke Cityt, Peter Crouch, që njihet për shtatëgjatësinë e tij dhe lojën me kokë, ka shënuar mbrëmë golin e 100-të të tij në Premier Ligë.
Crouch ka shënuar gol në barazimin që ekipi i tij Stoke e nxorri nga Everton, ndërsa për këtë arritje të tij janë dashur 15 vjet, prej se kishte shënuar golin e parë të tijin në karrierë në Premier Ligë, si lojtar i Aston Villës ndaj Newcastle Unitedit.