GABRIEL JESUS
Starti premtues
2 February, 2017 @11:26
Sulmuesi i ri brazilian i Manchester Cityt mund të jetë katalizatori më i nevojshëm i skuadrës së Pep Guardiolës këtë stinor në luftë për titullin e Premier Ligës.
Së paku kështu po flitet në mediat britanike sot, derisa Gabriel Jesus shënoi një dhe asistoi një gol në fitoren e thellë që ekipi i tij e shënoi ndaj West Ham Unitedit, 0-4.
Gabriel u bë njeriu i parë që në debutimin e tij në Premier Ligë nisi me gol dhe asist, ndërsa menjëherë u bë edhe braziliani më i ri në moshë që ka shënuar gol në Premier Ligë (19 vj. 304 ditë), pas Rafael da Silvas (18 vj. 122 ditë) së Manchester Unitedit (2008).
“Braziliani është luftëtar në fushë me instinkt për gol. Ai di edhe të asistojë,” ka thënë ndër të tjera Guardiola i kënaqur pas fitores bindëse të ekipit të tij.
City është aktualisht 10 pikë pas Chelseat lider, 15 xhiro pa përfunduar stinori.