SUSPENDIMI
Çalhanoglu suspendohet, humb stinorin
2 February, 2017 @23:53
Futbollisti turk i Bayer Leverkusenit, Hakan Çalhanoglu, është suspenduar për 4 muaj moslojë nga FIFA, për shkak të shkeljes së kontratës.
Ekipi turk, Trabzonspor, ka bërë ankesë në FIFA në vitin 2013 se ata kanë dëshmi se lojtari ka arritur marrëveshje për të qenë pjesë e ekipit nga Deti i Zi, por ai nuk e respektoi marrëveshjen dhe mbeti në Gjermani.
FIFA vendosi në favor të Trabzonsporit, ndërsa CAS vërtetoi ankesën e ekipit turk dhe kështu, tash 22 vjeçari, ka të përfunduar stinorin 2016/17, pasi që nuk ka të drejtë loje deri në fund të majit 2017.
Çalhanoglu kështu do të jetë mungesë e madhe për Bayer Leverkusenin në Ligë të Kampionëve, ku ndeshen me Atletico Madridin, por edhe në Bundesligë, ku ka shënuar deri tash 7 gola për ‘aspirinët.
Ai gjithashtu nuk do të mund të luajë për Turqinë në kualifikime për Botërorin Rusia 2018, në ndeshje ndaj Finlandës, që zhvillohet gjatë muajit mars 2017.