ROBERTO MANCINI
Pranë kthimit në Premier Ligë
2 February, 2017 @23:57
Ish trajneri i Manchester Cityt dhe Interit, Roberto Mancini, përflitet si njeriu që mund të kthehet shpejt në Premier Ligë të Anglisë.
Këtë e ka bërë të ditur Mirror në numrin e sotëm, ndërsa West Ham United është skuadra e interesuar për shërbimet e trajnerit që u bë kampion me Cityn.
Në anën tjetër, trajneri aktual i çekanëve, Slaven Bilic, është duke kërkuar rezultate nga lojtarët, ashtu që të bind drejtuesit e klubit për një stinor tjetër në elitën e futbollit anglez.
Së fundi, West Ham United u demolua në shtëpi nga Manchester City 0-4. Ndërsa javën e shkuar, humbi edhe lojtarin më të dalluar të ekipit, Dimitri Payet, që kërkoi largim nga skuadra për t’u bërë pjesë e Olympique Marseille në Ligue 1.