MIQËSORE
Feronikeli mposht Anzhin rus
4 February, 2017 @18:52
Në kuadër të parapërgatitjeve sezonale që po i zhvillon në Turqi, skuadra kampione e Kosovës ka zhvilluar një miqësore ndaj ekipit U-21 të Anzhit, të cilin e ka mposhtur me rezultat 3-1.
Golat e fitores për Niklin u shënuan nga Labinot Osmani, Fidan Gërbeshi dhe Mevlan Zeka.
Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, në këtë ndeshje provoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion.
Kjo ishte ndeshja e dytë e Feronikelit në Antalya të Turqisë, ku po qëndron në kuadër të fazës përgatitore për pjesën pranverore të stinorit.
Ndeshjen e radhës skuadra nga Drenasi do të luajë nesër kundër skuadrës maqedonase, Pelisteri.