Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIREL JOSA

Debuton të shtunën, ndaj ekipit ku bëri histori

Debuton të shtunën, ndaj ekipit ku bëri histori


26 January, 2021 @8:49

Pasdite, dje, Kukësi zyrtarizoi trajnerin e ri të skuadrës që do të drejtojë ekipin përgjatë pjesës së mbetur të kampionatit.

Mirel Josa, trajneri i mirënjohur në Shqipëri që bëri histori me Skënderbeun, duke shkuar në grupet e Europa League - është trajner i ri i Kukësit.

Debutimi i tij do të jetë të shtunën pikërisht ndaj Skënderbeut, derisa kukësianët po kërkojnë së paku daljen në garat evropiane këtë stinor dhe në muajin e kaluar ndanë rrugët me Skënder Gegën.

Kukësi është i pesti në renditje me 23 pikë nga 16 ndeshje, ndërsa lideri Vllaznia ka 36 pikë nga po aq ndeshje. Skënderbeu në anën tjetër, i fundit në renditje, i dhjeti, me 12 pikë.

Kujtojmë Josa ka drejtuar për gati 2 vjet edhe kampionin e shumëfishtë të Kosovës, Prishtinën, por u largua pasi që nuk arriti t’ia sjellë titullin kampion skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore