Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIVAS

“Deja Vu” nga viti i kaluar

Pamje nga ndeshja e vitit të kaluar ndërmjet Sivassporit dhe Prishtinës

“Deja Vu” nga viti i kaluar


4 September, 2015 @19:16

Skuadra e Sivassporit nuk ka pasur shumë nevojë të djerësitet në ndeshjen e sotme përballë Prishtinës për të arritur deri tek fitorja.

Ekipi nga Superliga turke ka vërtetuar se është shumë më cilësore se prishtinasit, duke dominuar krejtësisht në fushë, derisa në fund rezultati në semafor ishte 2-0, ashtu sikur edhe ndeshja e vitit të kaluar që ishte luajtur në Prishtinë.

Goli i parë për Sivassporin u shënua nga Orhan Gulle në minutën 17’, derisa në minutën 80’ Beykan Simsek e dyfishoi rezultatin.

Takimi u zhvillua në stadiumin “4 Eylul” të Sivasit, dhe u luajt në kuadër të “Kupës së Republikës” që më shumë ka karakter miqësor.


 
Të gjitha lajmet nga