OLSEN
Shqipëria, më e vështirë se Portugalia!
4 September, 2015 @17:05
Ndeshja ndaj Shqipërisë në Kopenhagë do të jetë më e vështirë se ajo ndaj Portugalisë në transfertë.
Kështu mendon përzgjedhësi i përfaqësueses së Danimarkës, Morten Olsen, i cili është në krye të kësaj përfaqësueseje që nga viti 1999.
“Kjo ndeshje është më e vështirë se sa ajo kundër Portugalisë si mysafire,” ka thënë Olsen, transmeton faqja zyrtare e UEFA-së.
Danimarka deri në fund të kualifikimeve do t’i zhvillojë vetëm edhe 3 ndeshje. Ajo do të përballet sot me Shqipërinë, derisa në muajin tetor do t’i ketë dy ndeshje si mysafire, ku do të luajë kundër Armenisë dhe më pas kundër Portugalisë.