DREJT HISTORISË
5 shtete që mund të debutojnë në Europian, ndër ta edhe Shqipëria
4 September, 2015 @15:33
Shqipëria, Islanda, Izraeli, Qiproja dhe Sllovakia. Këta janë pesë shtete që kanë gjasa reale për t’u kualifikuar për herë të parë në histori në një Kampionat Europian.
Gjasat më të mira për kualifikim për momentin i kanë Islanda dhe Sllovakia, që kryesojnë në grupet e tyre, derisa Izraeli dhe Qiproja do të duhej ta mposhtin njëri tjetrin për kualifikim pasi që garojnë në të njëjtin grup (B).
TABELAT AKTUALE TË KUALIFIKIMEVE PËR NË EURO 2016.
E gjasa të mira për kualifikim ka edhe Shqipëria, që me 10 pikë në katër ndeshje për momentin është skuadra më e mirë në vend të tretë nga të gjitha grupet.
Kuqezinjtë në një grup me Portugalinë e Cristiano Ronaldos dhe Danimarkën e Christian Eriksenit nuk kanë pësuar ende asnjë humbje.
Madje Shqipëria as në dy miqësoret me Francën nuk ka pësuar humbje, duke fituar dhe barazuar nga një herë.
Megjithatë, për Shqipërinë ky është vetëm gjysma e rrugëtimit për në Francë 2016, pasi që para saj ka edhe katër ndeshje, ku secila do të jetë më e vështirë se tjetra, ndërsa sfida e parë do të jetë sonte përballë Danimarkës në Kopenhagë.