Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSFOOT

Del nga zona e rrezikshme

Del nga zona e rrezikshme


10 March, 2013 @15:44

Llamkos Kosova e Vushtrrisë ka arritur të shënojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Hysit sot për të dalë nga vija e kuqe e Raiffeisen Superligës dhe për të kaluar në pozitën e nëntë. 

Alban Dragusha dhe Faton Zejnullahu kanë qenë golashënues në fitoren e djelomshave nga Vushtrria të cilët janë përforcuar mirë gjatë miniafatit kalimtar për të shpëtuar stinorin në Superligë. 

Në ndeshjen derbi të xhiros, të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë, Prishtina nuk ka arritur që të nxjerrë fitore ndaj Besës së stërpërforcuar. Kështu pejanët kanë nisur mirë stinorin, ndërsa kanë pasur edhe rast ta fitojnë ndeshjen pas disa mundësive e veçanërisht asaj të sulmuesit veteran, Haxhi Zeka. 

Drita ka arritur të shënojë fitore si mysafir në Suharekë, duke e mposhtur Lirinë e dobësuar të Prizrenit. Sulmuesi i njohur, Ismet Ramushi ka shënuar dy herë për gjilanasit, derisa Bashkim Ahmeti e ngriti epërsinë në të paaritshme për prizrenasit. Golin e nderit për skuadrën në fundosje e sipër të Lirisë e shënoi Leutrim Brahimaj. Edhe një ndeshje tjetër ka përfunduar pa gola, ajo ndërmjet të ardhurve në Superligë këtë stinor, Ferronikelit dhe Hajvalisë.



REZULTATET, RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT:

Prishtina - Besa 0-0
Ferronikeli - Hajvalia 0-0
Liria - Drita 1-3
Llamkos Kosova - Hysi 2-0

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga