Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - TREPÇA '89

Demiri për fitoren e parë të Dukagjinit

Demiri për fitoren e parë të Dukagjinit


2 October, 2019 @16:40

Vjen fitorja e parë e Dukagjinit në elitën e futbollit kosovar sivjet!

Skuadra nga Klina sot arriti ta mposhtë Trepçën ‘89, derisa vendimtar në këtë fitore ishte goli i Husein Demirit në minutën e 40’ të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Më pas, përkundër tentimeve në të dyja anët, rrjetat nuk u prekën dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 1-0.

Kjo fitore e afron pak Dukagjinin me skuadrat që po luftojnë për dalje nga zona e rrezikshme, kurse ‘89shi pas 8 xhirove ka 9 pikë të tubuara.

Xhiron e ardhshme, mitrovicasit luajnë në shtëpi ndaj Niklit, kurse Dukagjini i shkon Gjilanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga