FERKI ALIU
Derbi i Llamkosit
14 September, 2014 @18:02
Llamkos Kosova ka arritur të dalë fituese ndaj Prishtinës, në derbin e xhiros së pestë të Superligës.
Një gol i shënuar nga Bashkim Shala ka qenë vendimtar në këtë takim, ku në fund Prishtina tentoi shumë - por assesi nuk arriti te goli, pasi që vushtrriasit ishin më të koncentruar në mbrojtje.
Tentimet më të rrezikshme nga djalmoshat e Bylbyl Sokolit vinin nga playmakeri i tyre, Mentor Zhdrella, por që assesi nuk e gjenin rrjetën e kundërshtarit.
Kështu, ekipi i Ismet Munishit, ka shënuar fitoren e dytë me radhë në shtëpi për të vazhduar me vendosmëri kampionatin përkundër se futbollistët ende janë në pritje të rrogave për këtë stinor.
Përndryshe, kjo është disfata e dytë me radhë për Prishtinën e Bylbyl Sokolit në kampionat, pas asaj të javës së kaluar nga Ferronikeli.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS.