DERBI I MADRIDIT
Mbret i Madridit, Atletico
13 September, 2014 @21:54
Atletico Madrid ka arritur që të mposht rivalin lokal Real Madrid në Santiago Bernabeu për të shënuar fitoren e radhës në La Liga.
Kampioni i Spanjës i ka treguar dhëmbët Real Madridit të Carlo Ancelottit sonte duke e mposhtur 2-1.
Epërsia e hershme e arritur e Atleticos me anë të golit të Tiagos me kokë, pas kornerit, u neutralizua nga penalltia e nxjerrë e Cristiano Ronaldos.
Por për më tepër Reali nuk kishte fuqi. Ata regjistruan disfatën e dytë të stinorit në tre xhirot e para kur pranuan një gol brenda zonës, nga turku i Atleticos, Arda Turan, që reagoi bukur pas pasimit të Juanfranit nga krahu.
Atletico Madrid me këtë fitore vazhdon të ndjek Barcelonën në krye të tabelës, derisa Real Madrid duket se do të duhet të kërkojë fitoret në javët tjera, pas disfatës së dytë me radhë në La Liga.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS