DORTMUND
Dortmundi fiton, Mehmedi lëndohet
13 September, 2014 @18:19
Borussia Dortmund ka shënuar fitoren e dytë rresht në Bundesligë. Pas humbjes në javën e parë nga Bayer Leverkuseni në shtëpi, milionerët tashmë janë këndellur plotësisht me fitoren kundër Freiburgut.
Sulmuesi kolumbian i cili u transferua këtë verë nga Hertha Berlini, Adrian Ramos, e regjistroi golin e dytë të stinorit duke shënuar në minutën 34’.
Rezultatin e dyfishoi i rikthyeri në Signal Iduna Park, Shinji Kagawa, i cili pas një kohe të gjatë arriti përsëri ta shijoj festën e golit në këtë stadium.
Për 3-0 shënoi sulmuesi tjetër i Dortmundit, Pierre Aubameyang, derisa mbrojtësi i Freiburgut, Oliver Sorg, e realizoi golin e vetëm për mysafirët.
Në vijën e sulmit të Freiburgut nga minuta e parë e nisi edhe reprezentuesi shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, për t’u zëvendësuar në minutën 42’ për shkak të lëndimit.
Tabela aktuale dhe rezultatet në Bundesligë.