BARCELONA
Vazhdojnë me fitore
13 September, 2014 @18:07
Braziliani Neymar ka shënuar dy golat e parë të këtij stinori sot si zëvendësues në Camp Nou.
Sulmuesi 22 vjeçar ka hyrë në lojë në minutën e 63-të në ndeshje pranë rezultatit 0-0, derisa më pas ka shënuar dy herë për të përcaktuar fituesin e ndeshjes.
Ideatori i golave ka qenë argjentinasi i jashtëzakonshëm, Lionel Messi, që ka asistuar dy herë për golat e brazilianit në fjalë.
Me fitoren e sotme, Barcelona ka vazhduar rekordin perfekt në stinorin e ri me tre fitore nga tre ndeshje dhe është ekipi i vetëm në La Liga deri më tani që nuk ka humbur ndonjë pikë.
E baskët, në anën tjetër, kanë pësuar disfatën e tretë të stinorit nga katër ndeshje të zhvilluara.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS