THE VILLANS
Aston Villa e dyta, mposht Liverpoolin
13 September, 2014 @21:00
Vetëm disa ditë pasi që vazhdoi kontratën me Aston Villën, Gabriel Agbonlahor, ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij duke e mposhtur Liverpoolin në Anfield Road 0-1.
Fitorja e madhe e Aston Villës ndaj Liverpoolit sot mund të ketë befasuar shumëkë, por nëse shihet forma e tre ndeshjeve të para të djelmoshave të Paul Lambertit - tashmë ata kanë arritur të dalin në vendin e dytë të tabelës dhe të jenë përcjellësit e parë të Chelseat!
Brendan Rodgers i Liverpoolit, ka befasuar sot duke e lënë Raheem Sterlingun në formë në bankën rezervë. Ndërsa përkundër se e futi atë në lojë nga minuta e 61-të, shto këtu edhe Rickie Lambert e Fabio Borinin nga minuta e 71-të - nuk ka ndërruar asgjë në lojën e të kuqve.
Liverpool tashmë ka dy disfata nga katër xhirot e para, derisa Aston Villa ka regjistruar pikën e dhjetë të stinorit me 3 fitore e një barazim dhe vazhdojnë ende pa humbje rrugëtimin e tyre në stinorin e ri.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS