CARLO CASTELLANI
Fitore romake në Empoli
13 September, 2014 @19:57
Skuadra e Romës ka arritur të shënojë fitore në Empoli sot me rezultat minimal 0-1. Një shut i Radja Nainggolanit, që u ndihmua nga portieri i vendasve për të përfunduar në portë - ka qenë përcaktues në ndeshje.
Stadiumi Carlo Castellani i Empolit ka qenë nikoqir i një ndeshjeje të Serie A-së për herë të parë pas pesë viteve, derisa Elseid Hysaj i kombëtares kuqezi, ka qenë për 90 minuta në fushë - në humbjen e ekipit të tij, të rikthyer në elitën e futbollit italian.
Për më tepër, trajneri françez i Romës, Rudi Garcia, nuk ka shfrytëzuar fare sot në ndeshje: Francesco Tottin, Marco Borriellon, Juan Iturben, derisa si zëvendësues ka inkuadruar Yao Gervinhon, Seidou Keitan dhe Davide Astorin, duke pasur parasysh edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve që nis mesjavën e ardhshme.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS