JUVE
Nata e veçantë e Allegrit
14 September, 2014 @10:41
Pas fitores ndaj Chievos në xhiron e parë, Juventus, dukshëm dhe më mirë kaloi ndaj Udineses së Andrea Stramaccionit mbrëmë, duke i mposhtur 2-0 në Juventus Stadium.
‘Apache’ Carlos Tevez dhe Claudio Marchisio shënuan nga një gol për Bianconerët, derisa ata morrën fitoren e dytë në dy xhiro duke dalë në kreun e tabelës së klasifikimit.
“Ishte natë e veçantë për mua sonte si trajner i Juventusit në këtë stadium të mrekullueshëm,” ka thënë ndër të tjera Massimiliano Allegri pas ndeshjes, duke debutuar si trajner i Bianconerëve në Juventus Stadium.
“Publiku është armë shtesë e jona dhe ata dilnin në shesh sa herë na duheshte përkrahja për motivim. Jam i lumtur pasi që sulmuesit bashkëpunuan mirë, pastaj edhe Alvaro Morata u inkuadra dhe tregoi se ka aftësi të jashtëzakonshme teknike,” ka shtuar Allegri.
Për Juventusin mbrëmë debutoi edhe ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, por luajti edhe ish lojtari i Udineses, Roberto Pereyra.
Në xhiron e radhës, Juventus, udhëton për në San Siro për tu takuar me Milanin. Massimiliano Allegri do të ndeshet me ish skuadrën e tij.