Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RUHR

Derbi i Schalkes

REUTERS/Wolfgang Rattay

Derbi i Schalkes


9 March, 2013 @17:54

Schalke ka arritur të shënojë fitore të madhe në derbin e madh të Ruhrit. Derbi i 142-të i kësaj ane të Gjermanisë i ka takuar të kaltërve mbretëror të cilët me dy gola të shënuara në pjesën e parë nga ana e talentit Julian Draxler (12’) dhe holandezit Klas Jan Huntelaar (35’) kanë arritur të krijojnë epërsinë e paaritshme për Dortmundin. 

Milionerët e Dortmundit në pjesën e dytë u rikthyen në ndeshje, por vetëm sa për të zbritur epërsinë e Schalkes - jo më shumë. 

Ka qenë sulmuesi polak i Robert Lewndowski i cili ka shënuar në minutën e 60-të të takimit për rezultatin, i cili në fund doli të jetë edhe ai përfundimtar i ndeshjes. 

Me humbje në këtë ndeshje, Dortmund është larguar edhe më nga mbrojtja e titullit, pasi që tani Bayern ka epërsi realisht të paaritshme, prej 20 pikëve. 



REZULTATI:

Schalke - Borussia Dortmund 2-1

 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga