TURQI
Mall kinez!*
9 March, 2013 @11:30
Humbja e Galatasarayit nga Gençlerbirligi në TT Arena, nuk ka qenë ndoshta aq e dhimbshme për mediat turke se sa mos dhënia e penalltisë nga ana e sulmuesit të kuq-e-verdhëve, Didier Drogba.
Në fakt, Drogba, ka marrë përgjegjësinë që të shutojë penalltinë e akorduar për Galatasarayin në minutën e 85-të të takimit, pranë rezultatit 0-1 për mysafirët nga Ankaraja.
Mirëpo, për shkak të terrenit jo të mirë që kanë luanët nga Stambolli, Drogba ka gjuajtur jashtë këtë penallti dhe Galatasaray nuk ka arritur të barazojë.
E përditshmja turke Fotomaç, duke bërë shaka në një anë me Drogbën dhe duke kritikuar terrenin e një klubi të madh si Galatasaray, e ka vënë titullin në numrin e sotëm “Mall kinez” duke aluduar te sulmuesi i Bregut të Fildishtë që erdhi nga Kina në Turqi.
*(Titulli është i së përditshmes turke, Fotomaç)