SUPERLIGA
Fillon me barazim
8 March, 2013 @20:22
Dueli i parë pranveror i Superligës së Kosovës në futboll i zhvilluar në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës 89 përfundoi me barazim.
Golat nga të dyja palët erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes, ku së pari kaluan në epërsi mysafirët me anë të autogolit të Ylber Myrtës, pas gjuajtjes së lojtarit më të mirë të vitit, Shpëtim Idrizi.
Vëllaznimi pikën e shpëtoi me anë të golit të Shpat Tetricës, i cili shënoi golin e barazimit 1-1, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me pikët e fituar asnjëra palë nuk është e kënaqur pasi që as Vëllaznimi nuk u largua nga vendi i nëntë, por as Trepça 89 nuk iu afrua shumë liderit, Prishtinës.
REZULTATI:
Vëllaznimi - Trepça 89 | 1-1 |