FA CUP
3 minuta, 3 gola për histori
9 March, 2013 @16:16
Tre minuta të pabesueshme të Wiganit kanë qenë më se të mjaftueshmë për të përcaktuar fatin e ndeshjes çerekfinale të FA Cup.
Mbrojtësi Maynor Figueroa ka filluar serinë fantastike të Wiganit në minutën e 30-të të ndeshjes duke shënuar për 0-1, menjëherë mesfushori ofanziv Callum McManaman shënoi për 0-2, ndërsa 2 minuta më vonë spanjolli Jordi Gomez ngriu publikun vendas për 0-3.
Pas këtyre tre golave të shpejtë Evertoni nuk kishte fuqi që të rikthehet assesi në ndeshje përkundër ndërrimeve dhe taktizimeve të ndryshme të David Moyesit.
Fitorja e Wiganit e dërgon atë në gjysmëfinale të FA Cup, për herë të parë në histori e klubit.
FA CUP - ÇEREKFINALET:
Everton - Wigan | 0-3 | (Figueroa 30, McManaman 31, Gomez 33) | |
Manchester City - Barnsley | prej orës 18:30 | ||
Millwall - Blackburn Rovers | nesër | ||
Manchester United - Chelsea | nesër |