KATEGORIA SUPERIORE
Derbi i Tiranës, përfundon pa gola
25 September, 2016 @21:04
Dy skuadrat nga kryeqyteti shqiptar, Partizani dhe Tirana, i kanë ndarë pikët në përballjen mes tyre në kuadër të xhiros së katërt në Kategorinë Superiore.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Elbasan Arena, përfundoi pa gola, 0-0, megjithëse gjatë ndeshjes kishte edhe disa raste të volitshme për të shënuar.
Më së afërmi golit ishte mesfushori i Partizanit, Idriz Batha, i cili në minutën 68’ goditi rrezikshëm nga gjuajtja e lirë, mirëpo topi u ndal në traversë, ndërsa më pas atë e largoi drejt kornerit portieri Ilion Lika, ndërsa edhe në minutën 56’ Agustin Torassa iu afrua golit, por goditja e tij u ndal në shtyllë.
Edhe pas këtij rezultati, Partizani vazhdon ta mbajë pozitën e dytë në radhitjen tabelare, por tani me katër pikë më pak se lideri Skënderbueu, derisa Tirana e regjistroi edhe barazimin e katërt në po aq ndeshje.