TRAJNERI I DRITËS
Mungon disciplina taktike, duhet punuar shumë
25 September, 2016 @18:02
Trajneri i ri i Dritës, boshnjaku Amir Alagic, është shprehur të jetë i zhgënjyer me rezultatin ndërsa ka thënë se ekipit të tij i duhet shumë punë, pasi që debutoi me humbje në Pejë ndaj Besës sot.
“Unë arrita këtu para pak ditësh. Po e shoh që ekipi do shumë, por në fund nuk arritëm asgjë. U mposhtëm për shkak të gabimeve kardinale tona. Na mungon disciplina taktike në ndeshje, duhet pasur përgjegjësi në lojë,” ka thënë fillimisht ai.
“Kështu ka qenë edhe në Bosnje para 15 viteve, lojtarëve u mungon disciplina. Kjo është edukatë që mirret që kur je pionier. Tash këtu janë lojtarë 25 vjeçar me të cilët duhet punuar, ndërsa ekipi as që ka lojtarë për disa pozita në fushë,” ka thënë Alagic pas ndeshjes për radio Kosovën.
Drita ka përjetuar humbjen e pestë me radhë të stinorit, ndërsa sot Alagic ka debutuar në Superligë me bardhekaltërit nga Gjilani.