NË DEÇAN
Ferati e Livoreka me gola, Vllaznia ngritet lart
25 September, 2016 @17:22
Vllaznia ka shënuar fitoren e parë si mysafir sot në Ligë të Parë për këtë stinor. Ekipi nga Pozharani ka mposhtur Deçanin, 1-2 për të marrë tre pikë të arta.
Golat në këtë ndeshje për Vllazninë i shënuan Lirim Ferati dhe Mensur Livoreka, që mundësuan ekipin e tyre të ngritet në pozitën e klasifikimit me 10 pikë, duke e ndarë pozitën 2-3 pasi që kanë edhe golaverazh të njejtë.
Kjo humbje, Deçanin e çon në fund të tabelës së Ligës së Parë, me një pikë të vetme të fituar në 5 xhirot e para, ndërsa në xhiron që vjen ata presin Rahovecin.
Vllaznia e Pozharanit në xhiron që vjen pret Ramiz Sadikun e Prishtinës.