NË PRISHTINË
Flamurtari kërcen në vend të dytë
25 September, 2016 @17:14
Skuadra e Flamurtarit e drejtuar nga Jusuf Tortoshi, ka shënuar fitore minimale ndaj Vëllaznimit të Gjakovës sot në Prishtinë, për të kërcyer në vend të dytë të tabelës së klasifikimit.
Pasi që pjesa e parë ka përfunduar pa gola dhe atë vetëm falë intervenimeve të portierit të gjakovarëve, Altik Muhaxhiri, Flamurtari ka thyer barrierën në pjesë të dytë, kur Egzon Krasniqi ka shënuar.
Krasniqi tundi rrjetën e Muhaxhirit në minutën e 65-të të ndeshjes, për t’ia siguruar ekipit të tij fitoren e tretë të stinorit dhe për ta çuar në pozitën e dytë të klasifikimit, me 2 pikë më pak se lideri, Fushë Kosova.
Përndryshe, Vëllaznimi që drejtohet nga trajneri Arsim Gojani, deri sot nuk ka pasur humbje të pësuar këtë stinor në Ligë të Parë.