TRAJNERI I BESËS
Sejdiu: E thyem presionin psikik
25 September, 2016 @17:54
Në deklaratën e tij pas fitores së Besës ndaj Dritës, trajneri i ekipit pejan, Gani Sejdiu, ka thënë se është i lumtur që ekipi i tij theu presionin psikik që vinte pas tre barazimeve dhe arriti fitoren.
“Ne kemi pasë presion pas tre ndeshjeve me barazime radhazi. Ndërsa Drita në anën tjetër vinte me shtab të ri teknik dhe ishte e motivuar. Sidoqoftë, goli erdhi shpejtë dhe më pas u liruam që të bëjmë lojën tonë për të arritur te trepikëshi,” ka thënë Sejdiu pas ndeshjes.
Besa ka shënuar fitoren e tretë të stinorit dhe është e renditur në pozitën e tretë të tabelës me 12 pikë të tubuara nga 6 xhirot e para të Superligës.