TRAJNERI I TREPÇËS
Haxhiu: Mungoi finalizimi
25 September, 2016 @18:08
Trajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu, përkundër se ende nuk ka shijuar fitoren me ekipin e tij këtë stinor në Superligë, ka thënë se është i kënaqur me ekipin në përgjithësi.
“Edhepse favorit ka qenë Gjilani sot, ne kemi treguar lojë të mirë. Ekipi është mirë shumë, por duhet funksionuar si tërësi. Për shembull sot ka qenë mbrojtja shumë e mirë, por sulmi ka dështuar të shënojë rastet. Na mungoi finalizimi sot,” ka thënë Haxhiu.
Trepça është e parafundit në klasifikim, ndërsa ka arritur dy barazime radhazi në dy xhirot e fundit, për të kompletuar tre pikë dhe për t’i ikur fundit të klasifikimit.