TRAJNERI I GJILANIT
Pa shënuar, s’vjen fitorja
25 September, 2016 @18:10
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, ka qenë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij sot ndaj Trepçës, mirëpo ka kërkuar që lojtarët e tij të shënojnë për të ardhur te fitorja.
“Ne e kemi ditë se Trepça nuk është e dobët. Ata barazuan edhe me Besën në xhiron e kaluar, që tregon mjaft për cilësinë e tyre,” ka thënë Morina fillimisht.
“Besoj që arsyeja që nuk fituam është sepse nuk kemi realizuar. Ne kemi pasur rastet tona, por nuk kemi arritur të shënojmë, ndërsa Trepça ka tentuar përmes kundërsulmeve,” ka thënë Morina pas ndeshjes.
Gjilani ka regjistruar barazimin e parë të stinorit si ekip sot në Superligë, ndërsa përmbyll javën në vendin e pestë të klasifikimit me 10 pikë të tubuara pas 6 xhirove.