FLORENT HADËRGJONAJ

Foto: FFK
Dëshira, të bëjmë diçka historike!
7 September, 2021 @19:39
Njëri ndër futbollistët më të mirë të Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka qenë prezent sot në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Spanjës dhe ka thënë se ekipi po synon diçka historike.
Hadërgjonaj, i palodhshëm në fushë, ka asistuar në golin e shpëtimit të shënuar nga Vedat Muriqi tri ditë më parë, në përballje ndaj Greqisë.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
“Ndeshje e rëndësishme, shumë e madhe. Na pret dueli me Spanjën, ekipin më të mirë në botë ndër vite. E kemi parasysh se është një ndeshje e jashtëzakonshme, po e presim me padurim. Mund ta tregojmë veten si ekip dhe besoj se do të jemi gati për këtë duel. Spanja ka shumë cilësi dhe këtë e dinë të gjithë. Është një ndeshje e madhe, ne e kemi rastin pasi luajmë në shtëpi dhe dëshira është të bëjmë diçka historike. Shpresoj të jemi të përgatitur mirë dhe si ekip të bëjmë diçka të madhe,” ka thënë Hadërgjonaj.
Kosova-Spanja luhet nesër mbrëma më fillim prej orës 20:45 në Fadil Vokrri të Prishtinës.