CHAMPIONS LEAGUE

Dëshpëruese
21 November, 2012 @20:56
Me humbjen nga Juventusi mbrëmë, Chelsea ka rrezikuar seriozisht kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. E këtë e ka pohuar mbrëmë edhe portieri i tyre, Petr Cech, i cili ka qenë tej mase i zhgënjyer.
“Para ndeshjes ne thamë që fati është në dorën tonë, mirëpo tashmë nuk është ashtu. Tash ne duhet të fitojmë e të shpresojmë që fati të na dojë,” ka thënë portieri çek i Chelseat.
Juventus mposhti bindshëm mbrëmë Chelsean për të kaluar në vendin e dytë, ndërsa vendin e parë e mban Shakhtar Donetsk, te Grupi E.