BLEDAR DEVOLLI

Devolli: Nuk mund të luhet në kushte të tilla
13 February, 2021 @18:18
Kryetrajneri i Drenicës, Bledar Devolli, pas ndeshjes së humbur ndaj Prishtinës, tha se nuk ka pasur kushte për t’u zhvilluar kjo ndeshje.
“Unë e di që në rregullore në fushën me borë do të duhet të ishte topi i kuq, fusha ishte edhe ngrirë e cila e pamundësonte zhvillimin e ndeshjes dhe për t’u zhvilluar ndeshje është dashur të ishte borë e shkrirë për të mos pasur lëndime të futbollistve, pasi ne kemi investuar shumë në këta futbollistë,” ka deklaruar Devolli për Art Sport.
Prishtina këtë ndeshje e fitoi me rezultat 3-1.