Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA - GJILANI

Devolli përjashtohet, Hysen Bytyqi heroi i Arbërisë

Devolli përjashtohet, Hysen Bytyqi heroi i Arbërisë


5 December, 2020 @14:58

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, Arbëria arriti ta mposhtë 1-0 (Hysen Bytyqi 89’) skuadrën e Drenicës.

Sikurse të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në futbollin kosovar, edhe kjo ndeshje filloi me një minutë heshtje në nderim të Shefqet Sinanit, ish-futbollistit të Prishtinës, i cili ndërroi jetë dje.

Pjesa e parë mes skuadrave u mbyll pa gola, ndërsa goli i vetëm i ndeshjes u shënua një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

TABELA AKTUALE

Ishte Hysen Bytyqi i Arbërisë ai që arriti të bëhej hero i vendasve sot, duke shënuar për 1-0 në minutën e 89’ të ndeshjes, për t’ia dhuruar kështu 3 pikë skuadrës së drejtuar nga Arbnor Morina.

Për shkak të protestave të shumta ndaj gjyqtarit, Bledar Devolli, kryetrajneri i Drenicës, u përjashtua nga loja në minutën e 68’ të ndeshjes. Për Devollin dhe skuadrën e tij, e sotmja ishte humbja e katërt me radhë në Superligë dhe me këtë humbje skuadra nga Skenderaj e sheh veten në zonën e rrezikshme të tabelës.

Në anën tjetër, Arbëria momentalisht është e gjashta në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga