Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAR NË EURO

Dhoma e VAR-it për EURO, në zyret e UEFA-së

Foto: uefa.com

Dhoma e VAR-it për EURO, në zyret e UEFA-së


7 June, 2021 @15:24

Në takimin e fundit para fillimit të EURO 2020, kreu i Komitetit të Referëve në UEFA, Roberto Rosetti, përveç që ka treguar rëndësinë e VAR-it për në Kampionat Evropian ka bërë të ditur gjithashtu se zyrja kryesore e VAR-it do të jetë e vendosur në zyret e UEFA-së në Nyon.

Përveç 18 ekipeve të referëve dhe 22 video zyrtarëve të ndeshjeve, i tërë ekipi i VAR-it do të jetë në zyret e UEFA-së në Nyon të Zvicrës.

“Dy dhoma janë rregulluar dhe përgatitur në kampusin e UEFA-së dhe ekipet e VAR-it kanë mbajtur punëtori të nevojshme para fillimit të garës,” ka bërë të ditur UEFA-ja.

Ndërsa sipas statistikës së dhënë nga shtëpia evropiane e futbollit, VAR në të gjitha ndeshjet zyrtare të UEFA-së deri tash ka përmiësuar mesatarisht një vendim në 3.25 ndeshje, duke bërë të ditur gjithashtu se janë rishikuar 2522 situata të ndryshme. Në anën tjetër, 94.5% të vendimeve të referëve në fushë kanë qenë plotësisht të sakta.


 
Të gjitha lajmet nga