Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI

Diego Costas i pëlqen Dortmund

REUTERS

Diego Costas i pëlqen Dortmund


30 December, 2013 @12:46

Braziliani Diego Costa mund të jetë përforcimi më i ri i Borussia Dortmundit njofton e përditshmja gjermane Bild sot. 

Sipas kësaj gazete, verdhezinjtë nga Dortmund janë duke e kërkuar zëvendësimin e sulmuesit të tyre në largim, Robert Lewandowski, i cili do të mbetet i lirë në fund të stinorit. 

Bild gjithashtu shkruan se Diego Costa shikon pozitivisht kalimin e tij në Gjermani, pasi që tashmë ka biseduar me ish lojtarët e Dortmundit, Dede dhe Marcio Amoroso. 

Dortmund duhet të paguajë 24 milionë euro për të blerë Diego Costan. Bild e sheh planin e milionerëve të realizuar gjatë verës.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga