Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIRANË

Dinamo largon Bledi Shkëmbin, emëron ish-trajnerin e Drenicës

Dinamo largon Bledi Shkëmbin, emëron ish-trajnerin e Drenicës


7 February, 2022 @15:44

Skuadra e Dinamos nga Tirana ka bërë të ditur sot edhe zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm të ekipit, Bledi Shkëmbi.

Korçari Shkëmbi pas bisedës që kishte me kreun e klubit Adrian Bardhi, është dakorduar që të ndahet me ekipin, pasi që rezultatet e arritura nuk premtojnë shumë.

Dinamo i ka uruar sukses Shkëmbit në karrierën e tij mëtutje, ndërsa ka bërë të ditur se ka emëruar si trajner deri në fund të sezonit Bledar Devollin, që ka punuar më parë edhe për Drenicën në Superligë të Kosovës.

Përndryshe, Dinamoja në 5 ndeshjet e fundit ka arritur vetëm një fitore, ndërsa është në zonën buzë rënies, ku do të duhet të luftojë me Skënderbeun, Egnatian dhe Kastriotin për të siguruar epitetin e skuadrës elitare në Shqipëri.

Superiore


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore