Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER

Distanca 4 pikëshe në rrezik

REUTERS

Distanca 4 pikëshe në rrezik


31 March, 2012 @19:58

Rossonerët sot do të ndeshen me Catanian në udhëtim. Milan, mban pozitën e parë me 63 pikë katër më shumë se Juventus, vendasit radhiten në pozitën shtatë me 42 pikë dhe nuk janë larg nga garat europiane pasi që janë vetëm 2 pikë larg nga Roma që gjithsej ka 44 pikë.

Vlen të ceket se Catania po kalon nëpër një fazë të shkëlqyer pasi që në 5 takimet e fundit nuk ka pësuar humbje. Gjithashtu, edhe Milan në 5 takimet e fundit nuk di për humbje. Catania ka 3 barazime dhe dy fitore, ndërsa Milan, 4 fitore dhe një barazim. Cataina kaloi Interin, Cesenan, dhe Napolin me barazim, ndërsa Fiorentina e Lazio, pësuan nga sicilianët. Kampioni shumëvjeçar, Milan, në anën tjetër mposhti Palermon, Leccen, Parman e Romën; ndërsa barazimin e vetëm e regjistruan kundër zonjës së vjetër nga Torino, Juventus.

Lufta e të pamposhturëve të pesë xhirove të fundit, Catania - Milan, sonte prej orës 18:00

Sonte  zhvillohet edhe takimi tjetër ku Parma pret Lazion. Vendasve u duhen 3 pikë urgjente pasi që janë afër treshes së fundit në tabelë. Parma radhitet e 17-ta me 33 pikë, kurse Lazio në pozitën e tretë që do të thotë biletë për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga