EURO2020
Dita e dytë e evropianit, çfarë na pret sot?
12 June, 2021 @8:44
Jemi në ditën e dytë të EURO2020.
Pas fitores bindëse të Italisë mbrëmë ndaj Turqisë në ndeshjen e parë, sot dita e dytë e kampionatit sjell 3 ndeshje, 1 nga grupi A dhe dy nga grupi B.
Ndeshja e parë e ditës luhet me fillim nga ora 15:00, ku mes vete përballen Uellsi e Zvicra. Që të dyja këto shtete do ta tentojnë kualifikimin nga vendi i dytë i grupit A dhe që të dyja kanë gjasa reale për ta bërë këtë gjë, e vendi i parë i grupit duket se do t’i takojë Italisë, sidomos nëse përsërit paraqitje të tilla si ajo e mbrëmshmja.
FANTASY TOPSPORTI - LUAJ DHE FITO
Dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme janë të Grupit B.
Fillimisht në ora 18:00 kemi derbin e dy shteteve nordike. Danimarka favorite luan ndaj Finlandës debutuese, kurse më pas me fillim nga ora 21:00, Belgjika, një prej favoritëve për ta fituar kampionatin, luan ndaj Rusisë.
Nga tri ndeshjet e ditës, favoritja më e madhe në letër për ta fituar ndeshjen e vet llogaritet Danimarka, fitorja e së cilës ndaj Finlandës kuotohet me 1.4. Favoritja e dytë më e madhe e ditës është Belgjika, fitorja e së cilës ndaj Rusisë kuotohet më 1.9, kurse ndeshja më e barabartë e ditës është ajo mes Uellsit dhe Zvicrës. Aty fitorja e Zvicrës mban kuotën 2.2, kurse fitorja e Uellsit mban kuotën 4.