Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RETRODATA: KOSOVA 1-2 ISLANDA

Dita kur shënuam për herë të dytë në kualifikime për Botëror

Dita kur shënuam për herë të dytë në kualifikime për Botëror


24 March, 2020 @17:01

Sot bëhen tre vite [24 mars 2017] prej kur Kosova pat shënuar golin e dytë në kualifikimet e para që mori pjesë për Botëror.

Kosova pasi ishte pranuar në UEFA e FIFA, luante ndeshjen e pestë kualifikuese ndaj Islandës në Loro Boriçi të Shkodrës, ndërsa golin e vetëm për Kosovën e shënoi sulmuesi që luan edhe tash, Atdhe Nuhiu, i cili kishte shënuar në minutën e 52-të të ndeshjes për të dhënë shpresa për një barazim që nuk ndodhi deri në fund, Kosova 1-2 Islanda [Nuhiu 52 - B Sigurdarson 25, G Sigurdsson 35p].

Golin e parë për Kosovën në kualifikimet për Botërorin 2018 e kishte shënuar Valon Berisha në përballjen e parë, ndaj Finlandës 1-1, ndërsa pas tre humbjeve radhazi [Kosova 0-6 Kroacia, Ukraina 3-0 Kosova dhe Turqia 2-0 Kosova] kishte ardhur goli i dytë i dardanëve në kualifikime me Nuhiun.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Kosova